Lajme
Shoqata shqiptaro –amerikane Skënderbeu në New York shënon përvjetorin e 13-të te pavarësisë së Kosovës
Demokracia
06:52 | 23 Shkurt 2021

Share:

Me vendosmëri dhe entuziazëm te admirueshëm edhe pse në kohë pandemie  shoqata Shqiptaro – Amerikane Skënderbeu në New York me kryetar zotin Mark Qehaja, shënoi përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Në udhëheqjen dhe moderimin e zonjës Kozeta Zylo ky shënim prezantoi një program shumë te pasur për rrethanat ne të cilat vepronte jo vetëm kjo shoqatë, me një pjesëmarrje të shumë personaliteteve.

Në ekspozenë e tij kryetari Mark Qehaja shpalosi sakrificën shekullore të kombit shqiptar për liri.

Rrugëtimi historik i popullit të Kosovës është një shembull në historinë se si një popull nuk nënshtrohet asnjëherë deri sa te arrijë agimin e lirisë së tij. Shembulli i luftës së familjes Jashari po ashtu tregon një shembull të veçantë në historinë njerëzore, ashtu siç e kishte vlerësuar edhe diplomati Kushner, i cili kishte thënë po të ekzistonte çmimi ndërkombëtar për liri pa dyshim se ky çmim do t’i takonte familjes Jashari u shpreh kryetari Qehaja.

Flijimi i familjës Jashari i tregoi mbarë botës se populli i Kosovës ishte i pushtuar nga një pushtues barbarë dhe mizor. Kjo mizori mori pikërisht fundin e saj në luftë me familjen legjendare të Jasharjve të Drenicës heroike.

Më pas nderoj me pjesëmarrjen e tij Ambasadori Wiliam Voker i cili shef i misionit të OSBE – së gjatë Luftës së Kosovës. Ai po ashtu paraqiti një fjalë rasti dhe një ekspoze për luftën dhe shtetësinë e Kosovës.

Të ngjashme