Lajme
Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve paralajmëron greva e protesë
Demokracia
13:24 | 23 Janar 2021

Share:

Shoqata e Transportit Rrugor rrugor të udhëtarëve përmes një konferencës për media i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës se nëse deri me datën 28 të këtij muaji nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre nuk do të ketë transporte për udhëtarët e të gjithë Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishajkon se qeveria ti marrë seriozisht kërkesat  e tyre në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, raporton Demokracia.com

“Kemi dërguar shkresë kryeministrit të mbajë premtimin për mbështetje të shoqatës se transportit rrugor, mos të kemi mbështetje selektive. Apeloimë të qeveria të marrë seriozisht kërkesat tona në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Nuk kemi rruge tjetër për të realizuar kërkesa tona, përveç grevës e protestës. Me datë 28 të ndërkrejmë punën por nuk do të dalim në rrugë për shkak të pandemisë”, tha ai.

Ndryshe, kërkesat e Shoqatës janë subvencionimi prej 0.50 centë për kilometër, secili operator ekonomik, në bazë të udhëtimit të lëshuar nga MI për linjat e rregullta për operatorët e transportit rrugor me autobusë, si element themelor për mbijetesë së këtyre bizneseve dhe ruajtjen e vendeve të punës të punësuarve.

Të sigurohen pagat e punëtoreve nga Qeveria dhe të paguhen në bazë të listës së pagave të realizuara nga muaji paraprak përmes ATK-ë dhe Trustit dhe ndryshimi i TVSh nga ajo 18 përqind në heqjen eTVSH0së pra 0% siç ka qenë deri më 1 shtator 2015 sipas drejtave të BE-së./Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme