Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës (SHGSK), të premten organizon ceremoninë e përvjetshme “Ali Shala”.
Në këtë ceremoni shpërblehen me të mirët e gazetarisë sportive në 4 kategori:
Shkrimi më i mirë, Kronika më e mirë Radio/Tv, Fotografia më e mirë dhe Young Reporters (promovimi i gazetarëve të rinj)
SHGSK , ka marrë përsipër të sigurohet për respektimin strikt të protokollit të pandemisë COVID-19 andaj hyrja do të lejohet vetëm për personat e ftuar dhe me numër të kufizuar.
Çmimi “Ali Shala” është themeluar për të vlerësuar punën dhe motivuar gazetarët, për punë profesionale në shërbim të gazetarisë sportive dhe sportit kosovar.
Kjo ngjarje do të mbahet në ambientet e kinemasë Kino ABC me fillim ora 12:00.