Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (SHGK), ka kërkuar nga anëtarët e saj që ngjarjet e parapara për ditën e sotme që potencialisht shkelin ditën e zisë, t’i shtyjnë për një datë tjetër.
Në njoftimin e SHGK-së thuhet se mbajtja e eventeve nuk ka kuptim në ditë zie të shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, përcjell Demokracia.com.
“Kërkojmë nga ju që eventet e parapara për sot ti shtyeni për një datë tjetër. Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj sepse mbajtja e eventeve nuk ka kuptim në ditë zie të shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Me respekt e dedikuar ndaj mikeshës dhe heroinës së popullit të Kosovës, znj. Medeline Albright, që dha kontribut të jashtëzakonshëm për gëzimin e lirisë tonë!”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Madeleine Albright, gruaja e parë që ka shërbyer si sekretare e Shtetit Amerikan, ka vdekur pasditen e së mërkurës.
Kosova e ka shpallur ditën e enjte, ditë zie pas vdekjes së ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright./Demokracia.com/