Lajme
Shoqata e Bankave të Kosovës dënon grabitjen e filialit të BKT-së
Demokracia
12:25 | 01 Prill 2022

Share:

Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar rreth grabitjes së armatosur që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në filialin e BKT-së në Prishtinë.

Në reagim për media thuhet se sulmi në të cilin është kryer grabitja, ka tronditur stafin, klientët e bankës dhe qytetarët.

Tutje thuhet se sulmet e shpeshta që kanë ndodhur viteve të fundit në sektorin bankar, paraqesin një shqetësim.

“Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë”, thuhet në reagim.

Më poshtë keni reagimin e plotës të Shoqatës së Bankave të Kosovës:

REAGIM

Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj grabitjes së armatosur të një bankë komerciale në Prishtinë

01.04.2022, Prishtinë

Në mëngjesin e ditës së sotme është sulmuar një filial i një banke komerciale, me ç‘rast është kryer grabitje e armatosur, duke tronditur stafin, klientët e bankës dhe qytetarët në vendin e ngjarjes.

Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë.

Në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me numër të lartë të sulmeve të armatosura, gjë që paraqet një shqetësim serioz për këtë sektor. Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë, prandaj kërkojmë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të ofruar një ambient të sigurt për bizneset dhe qytetarët në Kosovë.

Të ngjashme