Lajme
Shoku i Alban Hysenit dhe simpatizanti i Kurtit marrin vende pune nga komuna e Gjilanit
Demokracia
20:01 | 11 Mars 2024

Share:

Në bazë të rezultateve me shkrim dhe me gojë të publikuara nga Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan, janë pranuar në punë Donik Behluli si mjek i stomatologjisë dhe Elion Gagica, teknik i dhëmbëve, të dy të afërt më Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas rezultateve, Behluli është renditur i pari me 190 pikë për pozitën e mjekut, ndërsa Gagica është poentuar me 196.5 pikë për pozitën e teknikut.

Ndryshe, ky konkurs ishte anuluar dy herë. Muajin e kaluar, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në një konferencë për e pati pranuar se Gagicën e ka mik dhe se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Përderisa unë jam kryetar komune, testet nuk dalin jashtë. Dy herë është anuluar për parregullsi. Elion Gagica është mik i imi, është anëtar i Vetëvendosjes. Nëse i shihni rezultatet e tij, ai gjithmonë është i pari ose i dyti”, pati thënë Hyseni.

uli si mjek i stomatologjisë dhe Elion Gagica, teknik i dhëmbëve, të dy të afërt më Lëvizjen Vetëvendosje.

 

Në zgjidhjet lokale të vitit 2021, Alban Hyseni kishte marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë.

Hyseni, para kuvendarëve të Komunës së Gjilanit pati bërë të ditur se do e sjellë frymën e re që banorët e Gjilanit e kanë pritur.

Ai, kishte premtuar se do të jetë zëri nëpërmjet të cilit do të diskutohen dhe zgjidhjen të gjitha problemet e qytetit.

Të ngjashme