Sport
Shokon Koeman, nuk e konfirmon qëndrimin e Messit te Barcelona
Demokracia
12:15 | 02 Shkurt 2021

Share:

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka bërë një deklaratë aspak të këndshme për tifozët e blaugranë, duke thënë se Lionel Messi mund të mos jetë pjesë e Barcelonës në edicionin e ardhshëm, transmeton “Demokracia.com”.

Koeman ka thënë se nuk është “i sigurt” se Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelona edhe pse nuk mund ta imagjinojë atë duke luajtur për një klub tjetër.

Messi ka vetëm edhe pesë muaj kontratë me Barcelonën dhe spekulimet e fundit janë se ai do të largohet nga “Camp Nou”.

Futbollisti gjashtë herë më i mirë në botë, do të pres deri në fund të sezonit para se të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen, por duket se ai po i kalon momentet e fundit të karrierës në Barcelonë.

Tashmë një interesim për të kanë paraqitur Paris Saint-Germain, Manchester City e Interi.

I pyetur nëse mendon se Messi do të përfundojë me një kontratë të re në “Camp Nou”, holandezi për “The Athletic” ka thënë:

“Unë nuk jam i sigurt për këtë. Shpresoj se ai do të mbetet me ne pasi ende është një lojtar i shkëlqyeshëm. Unë jam duke i shijuar momentet si trajner i tij. Stërvitjet që i bënë ai çdo ditë dhe cilësitë e tij janë të pabesueshme”, ka thënë Koemen duke shtuar:

“Ai erdhi si një fëmijë te Barcelona. Unë ende nuk e shoh Leo Messin me një fanellë tjetër përveç fanellës së Barçës. Ai është kapiteni i ekipit dhe flas me të për gjërat taktike dhe kemi një marrëdhënie vërtet të mirë profesionale sikur me gjithë lojtarët. Por, sigurisht ai është kapiteni dhe me të kemi më shumë komunikime.

E pranoj ai kaloi një kohë të vështirë pasi ishte i zemëruar me situatën që kalonte klubi. Nuk ishte i lumtur të jetë në një ekip që humb 8:2 ndaj Bayern Munchen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Ishte i zemëruar dhe donte të largohej nga ekipi”, ka thënë Koeman.

Holandezi e ka pranuar se kjo është një çështje mes Messit dhe klubit dhe se ai nuk mund të ndërhyrje në këtë gjë.

“Ky është një problem mes klubit dhe Messit. Klubi nuk deshi ta lë të largohet, nuk u pajtua me transferimin e tij në verë. Unë fola me të në shtëpinë e tij para se të fillonim sezonin dhe bëra plane me të dhe ai ishte vërtet entuziast. E dija që ai kishte disa probleme me klubin dhe se unë isha jashtë kësaj.

I thash ‘Unë jam me të vërtetë i lumtur nëse qëndron. Nëse nuk qëndron, është vendimi yt dhe është ajo që duhet të bësh me klubin. Nëse qëndron, do të jesh pjesë e ekipit dhe duam të  japësh gjithë të mirat nga vetja jua’. Pak nga pak, ai e pranoi atë situatë”, ka thënë strategu holandez,i cili megjithatë nuk e ka të sigurt nëse Messi, do të mbetet edhe në të ardhmen pjesë e Barcelonës.

“Ju mund ta shikoni se si luan në javët e fundit, ai është me të vërtetë fantastik dhe shumë i përkushtuar në klub dhe në ekip, por, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi Ronald Koeman. /Demokracia.com

Të ngjashme