Lajme
Shokon analisti serb: Shumica e serbëve në veri, mendojnë që Millosheviqi është gjallë
Demokracia
23:03 | 01 Nëntor 2022

Share:

Analisti serb, Branislav Kërstiq ka thënë se në Veri ende ka serbë që nuk janë zgjuar nga realiteti.

Ai shtoi se këta serbë mendojnë që Millosheviqi edhe më tutje është i gjallë.

Kërstiq këto grupe i etiketoi si radikale nacionaliste.

“Ne e kemi 20% e njerëzve të veriut nuk janë zgjuar, ata mendojnë se edhe Slobodan Millosheviq është ende gjallë, ai është realiteti atje. Po flas për grupet radikale e nacionaliste. Në anën tjetër e kemi një lloj të elitës ku numri i tyre është shumë i vogël. Në bazë ditore, njerëzit po i ikin nga Kosova”, tha Kërstiq në Kanal10.

Të ngjashme