“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për ekipin kombëtar të Malit të Zi!”, kështu e nis njoftimin portali serb “Informer”, transmeton Demokracia.com.
Lajmi për zgjedhjen e futbollistit më herë u publikua në portalin “Pobjeda”, e cila thotë se ish-lojtari i Partizanit të Beogradit do të jetë në listën e trajnerit të ri të Malit të Zi, Miodrag Radulovic për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.
Ai ishte më herët i grumbulluar me Serbinë në sfidën me Letoninë por nuk u paraqit në fushë, kështu që ka plotësisht të drejtë të zgjedh Malin e Zi. /Demokracia.com