PSG ka pasur një mbrëmje të keqe sonte pasi është mposhtur nga Lille në fushën e vetë, transmeton Demokracia.com.
PSG që synonte një fitore sonte dhe kështu ta niste shkëputjen në renditjen tabelore, ai u mund me rezultat 0:1 nga Lille, skuadër kjo që tash kryeson me 66 pikë, tri më shumë sesa PSG.
Ndeshja ishte mjaft e fortë dhe e luftuar shumë, derisa gjithçka u vendos me golin e shënuar nga David në minutën e 20-të.
Takimi solli edhe momente tensioni siç ishte ai i përjashtimit të Neymar që u ndëshkua dy herë me kartonë të verdhë për ta marrë më pas të kuqin. /Demokracia.com