Sport
Shokohet Liverpool, mposhtet në “Anfield” nga Brightoni
Demokracia
23:09 | 03 Shkurt 2021

Share:

Liverpooli mund t’i ketë dhënë qysh sonte fund luftës për titull në Premierligë, shkruan Demokracia.com.

Kampioni aktual i Anglisë është mposhtur në fushën e vetë nga Brightoni me rezultat 0:1.

Është Manchester City që i është gëzuar më së shumti kësaj humbjeje te Liverpollit,  pasi tash ka plot shtatë pikë më shumë dhe një ndeshje më pak, që i bie që vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që “The Reds” ta kompensojnë këtë diferencë.

Sa i përket ndeshje së sotme, atë e vendosi Alzate kur shënoi në minutën e 56-të dhe doli të vendosë gjithçka në këtë sfidë. /Demokracia.com

Të ngjashme