Lazio ka pësuar një humbje të rëndë sonte kundër Bolognas me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 24-të në Serie A, shkruan Demokracia.com.
Lazi ka lëshuar një mundësi të mirë për t’ju afruar zonës së Champion League, ndërsa tash pas kësaj humbjeje do të ketë shumë të vështirë të rikuperohet.
Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi edhe këtë takim e nisi nga bankina duke u inkuadruar në fushë në minutën e 66-të por pa mundur të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Lazio tash është në pozitën e jashtë me 43 pikë, ndërsa Bologna e 11-ta me 28 pikë. /Demokracia.com