Një numër i madh personash rezultojnë të zhdukur në bregun e Hong Kongut pasi një anije mbështetëse industriale u nda në dy pjesë dhe më pas u fundos pas një stuhie tropikale. Autoritetet në vend dërguan aeroplanë dhe helikopterë në vendin e ngjarjes ndërsa sipas raportimeve, të paktën tre persona u shpëtuan nga ekuipazhi prej 30 personash.
Aksidenti ndodhi rreth 300 kilometra (186 milje) në jug të Hong Kongut. Nuk dihet ende se cili ishte emri apo origjina e anijes.