Lajme
“Shoferi ra në gjumë”, këto janë dyshimet e para për aksidentin e autobusit kosovar në Austri
Demokracia
09:16 | 19 Maj 2022

Share:

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në orët e para të mëngjesit në Salzburg të Austrisë, ku dyshohet se mbeten të lënduar 20 persona.

Zëdhënësi i Policisë së Austrisë, Hans Wolfgruber, ka thënë se dyshimet e para janë se ose shoferin e ka zënë gjumi ose ndonjë defekt teknik e ka shkaktuar aksidentin.

Ndërsa, Komandanti i Shpëtimit të Qarkut, Hermann Garstragser, tha se në autobus ndodheshin 28 persona.

“Në automjet ishin 28 persona,” tha Gerstgraser, duke shtuar se personat që ndodheshin në autobus janë turistë nga Kosova. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme