Lajme
Shoferi në rrugën Mitrovicë-Prishtinë tentoi të “fluturonte” në zonën 50 km/h, sa e dënoi policia?
Demokracia
09:03 | 14 Mars 2023

Share:

Në rrugën Mitrovicë – Prishtinë është ndaluar një veturë e cila në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50kmh kishte vozitur me shpejtësi 130 kmh.

Njësiti i Trafikut i Policisë së Mitrovicës gjatë kontrollit në rrugën nacionale kishte identifikuar veturën.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti.

Të ngjashme