Prej kohësh një veturë e tipit BMW po shqetësonte qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë. Drejtuesi i saj, R.H., 34-vjeçar u ndalua sot, teksa ne dosjen e policisë ndaj tij figurojnë 225 gjoba për kundërvatje të ndryshme në trafik.
Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
34-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme bëri lëvizje të rrezikshme në rrugën Prishtinë-Podujevë, duke rrezikuar pjesemarrësit e tjerë në trafik.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje si dhe i është sekuestruar vetura përkohësisht.
“Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti”, perfundoi Ahmeti.