Lajme
Shoferi i autobusit që përdori telefonin gjatë vozitjes shan e kërcënon gazetaren, reagon AGK
Demokracia
21:47 | 19 Gusht 2022

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar kërcënimin ndaj gazetares së KALLXO, Arjana Berisha.

AGK nëpërmjet një komunikate për medie ka thënë se me shqetësim ka pranuar lajmin për kërcënimin ndaj gazetares, Arjana Berisha të kallxo.com.

Berisha është kërcënuar nga shoferi i autobusit në kompaninë “Di Passio Tour” – menjëherë pasi të njëjtit iu publikua video duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.

Në një audio-incizim të publikuar nga mediumi dëgjohet se shoferi vazhdimisht e shanë gazetaren, e cila insiston t’i marrë një qëndrim të tij në lidhje me situatën. Pavarësisht kërkesës së gazetares që të ndalojë të sharat, ai vazhdon dhe e kërcënon duke kërkuar që video mos të publikohet.

“Qaj person, kush ta qet qat videon se tre familjarë i kam (nuk kuptohet) ia q* r**** në p*** (nuk kuptohet) qaj kush e qet ia kom q* r****, e le ta qet, kaloni mirë…”, dëgjohet duke thënë shoferi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj gazetares Arjana Berisha, dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme në lidhje me rastin.

#SafeJournalists

Të ngjashme