Lajme
Shoferi harroi të vendoste frenin e dorës, aksidentohet minibusi në Serbi – një i vdekur dhe 16 të lënduar
Demokracia
15:01 | 16 Tetor 2022

Share:

Një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë dyshohet të jenë lënduar nga vetaksidenti i një minibusi në Serbi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Valjevë-Bajina Bashta”, kur shoferi i minibusit kishte harruar të vendoste frenin e dorës në momentin kur doli nga automjeti, raporton media serbe Danas.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës, zjarrfikësit e policia.

Hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

Të ngjashme