Lifestyle
Shmangni sa më shumë këto ushqime, nuk janë “aleatë” të mirë për dhëmbët tuaj
Demokracia
21:08 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Ëmbëlsirat shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe të gjithë e dinë se ato duhen shmangur. Gjithashtu, nëse doni të ruani dhëmbët tuaj të bardhë, duhet të shmangni konsumimin e shpeshtë të verës së kuqe, sepse ajo lë njolla.

Megjithatë, këto nuk janë të vetmet ushqime që janë të rrezikshme për shëndetin e dhëmbëve dhe higjienën orale.

Farat luledielli

Ata kanë një shtresë të jashtme të fortë që mund të dëmtojë dhëmbët ndaj rekomandohet që t’i shmangni.

Fruta të thata

Frutat e thata qëndrojnë më gjatë në dhëmbë dhe rritet aktiviteti i baktereve që shpërbëjnë sheqerin, si dhe aciditeti që mund të çojë në prishjen e dhëmbëve.

Patate të skuqura

Ushqimet që përmbajnë niseshte, të tilla si patatinat, shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Enzimat nga pështyma fillojnë procesin e tretjes së këtij ushqimi në gojë duke zbërthyer karbohidratet në sheqer që bëhet ushqim për bakteret në gojë. Patate të skuqura mund të ngecin midis dhëmbëve dhe të kontribuojnë në zhvillimin e pllakës dentare. Nëse herë pas here shijoni patatinat, sigurohuni që ta shpëlani gojën me shumë ujë pas konsumimit dhe sigurohuni që të përdorni fillin dentar.

Të ngjashme
Lifestyle • 01 Korrik 2024