Lajme
“Shmangni Jarinjën dhe Bërnjakun, hyni në Kosovë nga Merdare”| Ambasada e Francës thirrje shtetasve të saj
Demokracia
12:58 | 27 Maj 2023

Share:

Ambasada e Francës në Kosovë ka dalë me një komunikatë ku u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin udhëtimet nga katër komunat të banuara me shumicë serbe dhe hyrjen nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet që të qytetarët francezë të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare e Merdares. Krejt kjo, sipas ambasadës, për shkak të tensioneve politike në ato zona.

Njoftimi i ambasadës franceze:

Tensione politike dhe protesta

Publikuar më 27.05.2023

Rekomandohet që të shmangen udhëtimet në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës (Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovica Veriore dhe Zveçan) dhe të qëndrojnë larg çdo tubimi për sa kohë që tensionet aktuale vazhdojnë. Rrjetet telefonike lokale në këto komuna veriore nuk janë të aksesueshme në roaming dhe mundësitë e ambasadës për të reaguar në rast vështirësie mund të jenë të kufizuara atje.

Vendkalimet kufitare tokësore me Serbinë mbeten të hapura në Jarinje (komuna e Leposaviqit) dhe Bërnjak (komuna e Zubin Potok), por këshillohet fuqimisht që të favorizohet pika kryesore kufitare Merdare (komuna e Podujevës).

Të ngjashme