Sport
Shkupi – Shamrock Rovers, mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat
Demokracia
21:46 | 09 Gusht 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në takimin e rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës në mes skuadrës shqiptare, Shkupit dhe asaj irlandeze Shamrock Rovers.

Rezultati është i barabartë 0-0 pas fraksionit të parë në stadiumin kombëtar në Maqedoninë e Veriut, në Shkup, shkruan Demokracia.com.

Ky rezultat i konvenon shumë skuadrës mysafire që triumfoi 3:1 në takimin e parë.

Humbësi i kësaj sfide do të jetë kundërshtar i mundshëm i Ballkanit në “Play-Off” të Ligës së Konferencës.

Ballkani e luan të enjten takimin e kthimit kundër KI Klaksvik në Ishujt Faroe. “Portokallezinjtë” triumfuan 3:2 në ndeshjen e parë, por çështja e kualifikimit nuk është mbyllur ende./Demokracia.com/

Të ngjashme