Shkupi ka rënë nga lista e top 10 qyteteve më të ndotura në botë.
Sipas listës së IQ Air, Shkupi është në vendin e 39-të dhe vlera e grimcave PM 10 është 36. Njëkohësisht nga Ministria e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut informojnë se kanë ndërprerë alarmin e ndotjes në Strumicë, shkruan Alsat.mk.
“Sipas të dhënave të Sistemit Automatik Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit (DAMSKAV) nga 9 janari 2025, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 miligramë për metër kub dhe episodin e dy ditëve radhazi mbi në Strumicë është ndërprerë pragu i alarmit për grimcat PM10”, thonë nga atje.