Lajme
Shkuan për ta intervistuar imamin e Vushtrrisë, sulmohen gazetarja dhe kolegu i saj në xhami
Demokracia
09:06 | 11 Nëntor 2023

Share:

Një person ka ngacmuar një gazetare dhe kolegun e saj mashkull në xhaminë e Vushtrrisë.

Sipas raportit 24-orësh, gazetarja së bashku me kolegun e saj kanë shkuar në xhami për të intervistuar imamin.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se i dyshuari është arrestuar, mirëpo me vendim të prokurorit i njëjti është liruar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme