Sport
Shkruan historinë në Kupën e Botës, lojtarët e Marokut priten si heronj në “shtëpi”
Demokracia
19:42 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Kombëtarja marokene e futbollit është rikthyer në Marok, teksa u pritën nga mijëra njerëz në mënyrë madhështore pas suksesit të arritur në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Reprezentacioni i Marokut zuri vendin e katërt në Kupën e Botës, sukses ky më i madh për një kombëtare afrikane, shkruan Demokracia.com.

Maroku përveç suksesit të madh, ata arritën të mposhtin disa nga favoritët e Botërorit.

Marokenët mposhtën në grup Belgjikën (0:2), Spanjën (1:0) dhe Portugalinë (1:0) në çerekfinale, për t’u ndalur nga Franca në gjysmëfinale (2:0). Maroku dështoi në ndeshjen për vendin e tretë nga Kroacia (2:1).

Në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë pamje nga kryeqyteti maroken ku janë parë shumë njerëz duke i pritur si heronj lojtarët e Kombëtares së tyre.

Mëposhtë mund të shihni pamjet./Demokracia.com/

 

Të ngjashme