Shkrimtarja e njohur serbe, Biljana Srbljanoviq, në përballje sonte me presidentit e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një emision televiziv, i ka thënë atij se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë, shkruan Demokracia.com.
“Kosova është shtet i pavarur tash e 15 vjet, fqinji ynë me të cilin duhet të kemi raporte të mira. Serbia do të duhet ta njoh Kosovën si shtet dhe shpresoj se gjithçka po shkon në atë drejtim”, ka thënë ajo në televizionin “Tv Prva”.
“Atje ka një numër të madh të njerëzve të kombësisë sonë të cilët dëshirojnë të qëndrojnë atje. Nuk i vlen asgjë nëse jemi në luftë të vazhdueshme me shqiptarët”, ka thënë Srbljanoviq. “Nga viti 2018 e deri më sot kemi pas përplasje vetëm në aktivitetet sportive”, ka thënë ajo, transmeton Demokracia.com.
Në anën tjetër, presidenti serb ka thënë se “ne, nuk mendoj se në çfarëdo mënyrë të pranojmë pavarësinë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova në bashkëpunim të ndërsjellë, por kjo është e pamundur, sepse pavarësia është ajo që ata duan të flasin ata”.
“Mendoj se Ballkani i Hapur është ideja më e mirë, kjo është një rrugë përmes së cilës duhet t’i anashkalojmë dallimet dhe marrëdhëniet e këqija”, ka thënë Vuçiq. /Demokracia.com/