Lajme
Shkrimtari norvegjez Jon Fosse fitues i Çmimit Nobel për Letërsi
Demokracia
14:29 | 05 Tetor 2023

Share:

Këtë vit Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2023 i është dhënë shkrimtarit norvegjez Jon Fosse për “dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënës”, njoftoi Akademia Suedeze në Stokholm të enjten.

Jon Fosse, 64 vjeç, ka lindur në bregun perëndimor të Norvegjisë. Vepra e tij përbëhet nga rreth 40 drama, si dhe një mori romanesh, poezish, ese, libra për fëmijë dhe përkthime, raporton CNN.

Komiteti lavdëroi stilin e autorit, i cili është njohur si “minimalizmi fosse”.

Të ngjashme