Lajme
Shkrimtari francez e krahason Thaçin me De Golin, tregon detaje interesante të takimit të Thaçit me Kuk-in në 1999
Demokracia
18:35 | 11 Prill 2023

Share:

Në librin “Lindja e një demokracie”, me parathënie të shkruar nga Bernard Kushner, tregohen shumë detaje interesante për periudhën e luftës dhe pas luftës nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin. Ai njëkohësisht kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit Kushner, transmeton Demokracia.

Në libër tregohet se si Hashim Thaçi pas fillimit të bombardimeve, ashtu siç e kishte këshilluar edhe znj. Medllin Ollbrajt, kishte filluar një turne në kryeqytetet kryesore evropiane.

Autori francez tregon disa detaje interesante të bisedës gjatë atij takimi mes Hashim Thaçit dhe kryediplomatit britanik Robin Kuk, të zhvilluar në zyrën e këtij të fundit në Britaninë e Madhe.

Autori francez shkruan se “… e njëjta përkrahje edhe kur Thaçi takoi Robin Kuk (Ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe atë kohë), në Carlton Gardens. Shefi i Foreign Office (Ministrisë së Jashtme) shqiptoi këto fjalë: <<Pikërisht nga kjo derë u hodh edhe gjeneral De Gol ne aventurën për ta çliruar Francën duke e bashkuar qëndresën kundër nazizmit. Jam e sigurt se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me qëndresën e Kosovës kundër Millosheviqit dhe ju do ta fitoni shumë shpejt lirinë tuaj.>>

Më tutje autori francez e krahason Thaçin me liderin historik të Francës, Sharl De Gol.

Jacques Baudouin shkruan se “pa e krahasuar me shefin e Francës së lirë, mund të themi në fakt se Thaçi është De Goli i Kosovës; i njëjti mëshirim i qëndresës, i njëjti luftim kundër armikut në krye të një qeverie të përkohshme, njëra në Algjer e tjetra në Tiranë, i njëjti besim në fitoren përfundimtare dhe pas luftës e njëjta hedhje poshtë nga zgjedhësit“. /Demokracia.com/

Të ngjashme