Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që gjenden në territorin e Ukrainës, që të kalojnë kufirin dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.
Thirrja e Zelenskit, vjen pasi Ukraina filloi ofensiovën për të rimarrë territoret e pushtuara në jug të vendit, shkruan Reuters.
Megjithatë, zyrtarët në Moskë thanë se forcat ruse e kishin zmbrapsur sulmin duke i shkaktuar humbje të mëdha Kievit.
“Nëse ata duan të mbijetojnë, është koha që ushtria ruse të ikë. Shkoni në shtëpi. Ukraina po rimerr tokën e saj ,” tha Zelenski gjatë fjalimit të tij të publikuar në rrjetet sociale.
Ukraina dhe Rusia shkëmbyen në orët e fundit akuza të reja për bombardimin e impiantit bërthamor në Zaporizhia, teksa operatori i centralit paralajmëroi rrezikun për një rrjedhje radioaktive.
Të dielën, operatori ukrainas “Energoatom” deklaroi se trupat ruse e kishin bombarduar vazhdimisht strukturën.
Kievi akuzon gjithashtu Rusinë se ka përforcuar praninë ushtarake atje me armatime të rënda, përfshirë tanke./Euronews.al