Tifogrupi i Dritës, “Intelektualët” kanë dhënë një njoftim të rëndësishëm për tifozët që do t’i bashkohen atyre në finalen e Kupës së Kosovës kundër Llapit.
Drita dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës të enjten e 26 majit me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Tifozeria “bardhekaltër” përmes një postimi kanë njoftuar anëtarët se grumbullimi i tyre bëhet në orën 17:30 te salla e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan dhe nga aty do të nisen drejt kryeqytetit në mënyrë të organizuar.
Demokracia.com gjatë ditës së martë (sot) ka raportuar se “Intelektualët” kanë siguruar 13 autobusë dhe se deri në ditën e finales pritet të sigurojnë edhe shtatë të tjerë në dispozicion për tifozët.
“Kemi siguruar 13 autobusë për të enjten. Jemi duke tentuar dhe jemi afër të sigurojmë edhe shtatë të tjerë për shkak të interesimit të lart nga tifozët tanë”, i ka thënë portalit një burim nga tifogrupi gjilanas.
Interesimi për këtë sfidë në Gjilan ka nisur që nga koha kur Drita siguroi “biletën” për në finalen e Kupës së Kosovës.
Njoftimi i plotë i “Intelektualëve”:
Siç tashmë dihet, të enjten e 26 Majit, pasnesër, Intelektualët në mënyrë masive marin rrugën drejt Prishtinës, për një tjetër udhëtim madhështor, ku do vendosen rekordet e reja, të zakonshme për ne!
FC DRITA e luan finalen e Kupës ndaj Llapit, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, prej orës 20:00. Skuadra jonë e zemrës nuk ka qenë kurrë e vetme, ndërsa tani është koha për prezencën dhe mbështetjen më masive, nga e gjithë tifozëria dhe nga i gjithë Qyteti.
Inkurajojmë të gjithë antarët e grupimit, të gjithë tifozët dhe qytetarët e Gilanit, që t’i bashkohen këtij udhëtimi, për spektaklin dhe performancën e rradhës me shumë surpriza
Në ora 17:30 takohemi te salla e sporteve. Nga aty nisemi në mënyrë të organizuar drejtë kryeqytetit. Nuk ka tolerime në orare! /Demokracia.com/