Lajme
Shkoi vullnetarisht, 22 vjeçari britanik vdes duke luftuar në Ukrainë
Demokracia
19:46 | 31 Gusht 2023

Share:

Një i ri britanik, që shkoi vullnetarisht për të luftuar në Ukrainë, është vrarë sot.

Bëhet fjalë për një 22 vjeçar, Samuel Newey, i cili udhëtoi për në Ukrainë pak para ditëlindjes së tij, raporton Sky News, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur i vëllai, i cili është shprehur i tronditur.

“Nuk mund ta them me fjalë sa i thyer ndihem. Por edhe jam krenar për vëllaun tim të vogël”, ka njoftuar ai.

“Sapo kishte mbushur 21 vjet kur vendosi t’i përgjigjej thirrjes dhe të udhëtonte në Ukrainë për ta luftuar imperializmin rus”, tha tutje. “Sam, ti e dhe jetën për njerëz të panjohur, dhe veprove me guxim, moral, dhe nder”.

Të ngjashme