Kuriozitete
Shkoi në bashki për t’u martuar por zbulon se prej 8 vitesh ka një grua
Demokracia
21:21 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Një burrë nga Republika Domenikane është përballur me një të papritur pasi kishte vendosur që të martohej. 39 vjeçari shkoi në bashkinë e qytetit për t’u martuar me të fejuarën e tij po zbuloi se ishte i martuar prej tetë vitesh. Kjo ngjarje ka ndodhur në Pastena, në provincën e Salernos.

39-vjeçari nga Republika Domenikane por që jeton në Itali, mohoi që ta njihte gruan në fjalë. Ai bëri një denoncim në komisariatin e Salernos dhe paraqiti si provë pasaportën e tij nga e cila rezultonte se në atë kohë ai nuk ndodhej në Republikën Domenikane, por në shtetin italian./abcnews.al

Të ngjashme