Lajme
SHKK-ja thotë se militantët e LVV-së u punësuan “pa presionin më të vogël”
Demokracia
16:29 | 07 Prill 2022

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për punësime masive të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë institucion.

SHKK përmes një komunikate për media, ka pretenduar se përzgjedhja është bërë bazuar në rregulloren për procedurat e rekrutimit për Zyrtar Korrektues.

“Komisioni përzgjedhës ka qenë i pavarur dhe profesional, dhe nuk ka pasur as edhe presionin më të vogël gjatë përzgjedhjes”, ka thënë ai.

Megjithatë, Demokracia.com të mërkurën ekskluzivisht ka raportuar se në listën e të punësuarve vërehen të paktën pesë militant të LVV-së, të cilët kanë punuar si komisionerë në zgjedhje të kësaj partie dhe ende kanë lidhje me të.

Njoftimi i plotë i SHKK-së:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se në konkursin për Zyrtar Korrektues, komisioni përzgjedhës duke u bazuar në rregulloren për procedurat e rekrutimit për Zyrtar Korrektues ka zhvilluar procedurën e rekrutimit dhe ka shpallur rezultatet e vlerësimit të kandidatëve.

Komisioni përzgjedhës ka qenë i pavarur dhe profesional, dhe nuk ka pasur as edhe presionin më të vogël gjatë përzgjedhjes.

Në këtë procedurë të rekrutimit nga 620 kandidatë janë përzgjedhur 50 zyrtarë korrektues, pas publikimit të listës brenda afatit prej 30 ditësh, janë pranuar 16 ankesa, Komisioni i Ankesave ka shqyrtuar dhe vendosur në të gjitha rastet, ankesat janë refuzuar, kandidatët janë udhëzuar që kanë të drejtë ankese në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

Mbas kësaj, Shërbimi Korrektues i Kosovës u bënë thirrje të gjithë atyre personave të cilët pretendojnë se gjatë procedurës se rekrutimit ka pasur ndonjë shkelje, të njëjtat t`i përcjellin tek organet kompetente./Demokracia.com/

EKSKLUZIVE| Ende pa u harruar skandali në KEK, militantët e LVV-së punësohen edhe në Shërbimin Korrektues

FOTO| I bie “lotaria” politike edhe një aktivisti të Kurtit, shpërblehet vëllai i shefit të asamblistëve të LVV-së në Lipjan

Të ngjashme