Lajme
Shkencëtarët zbulojnë ujë të ngrirë me krip në planetin Mars
Demokracia
09:36 | 05 Shkurt 2021

Share:

Disa imazhe të reja të shkencëtarëve tregojnë se në planetin Mars ka ujë të ngrirë me përmbajtje të kripës, thuhet në publikimin e revistës shkencore, “Science Advances”, transmeton Demokracia.com.

Për të arritur te ky hulumtim, shkencëtarët e Institutit SETI në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mblodhën mostra të disa sipërfaqeve të ngjashme të Tokës, si ajo në Luginën “Wright” të Antartidës, për të parë se si kripërat dhe shkrirja e akullit nëntokësor shkakton reaksione kimike në të ashtuquajturin Planeti i Kuq.

Ekspertët modeluan ujin e kripur nën sipërfaqen e Marsit në një laborator duke marrë mostrat e mbledhura të tokës dhe duke i ekspozuar ndaj ujit dhe kripërave të klorit dhe sulfateve, të cilat mund të ekzistonin nën sipërfaqen e Marsit.

Përveç kësaj, theksojnë specialistët, sipërfaqja e Marsit është gjithashtu në mëshirën e erës dhe stuhive sezonale të pluhurit, të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në lëvizjet e tokës.

“Nëse hipoteza jonë është e saktë, atëherë ajo mund të jetë një tregues i prezencës së kripërave në Mars dhe i kimisë aktive pranë sipërfaqes”, tha autori i ri i studimit, Janice Bishop.

Ai gjithashtu paralajmëroi se shumica e shkencëtarëve që studiojnë këtë planet e konsiderojnë atë një vend të ftohtë, të thatë dhe joaktiv, i formuar kryesisht nga stuhitë e pluhurit. Sidoqoftë, puna e tij tregon se kjo është e vërtetë në sipërfaqe, por nëntoka mund të jetë dinamike kimikisht.

“Kjo hap një mundësi që uji në Mars katër miliard vjet më parë të ketë rrjedhur nën tokë si një lloj toke i ngrirë përgjithmonë – por jo i mbuluar plotësisht me akull ose dëborë”.Demokracia.com

 

Të ngjashme