Kuriozitete
Shkencëtarët zbulojnë se si të krijojnë energji elektrike nga “ajri”
Demokracia
13:03 | 11 Mars 2023

Share:

Shkencëtarët që studiojnë një sërë bakteresh përgjegjëse për tuberkulozin dhe lebrën kanë zbuluar një enzimë që shndërron hidrogjenin në energji elektrike dhe ata mendojnë se mund të përdoret për të krijuar një burim të ri dhe të pastër energjie.

Enzima, e cila është quajtur Huc, përdoret nga bakteri Mycobacterium smegmatis për të nxjerrë energji nga hidrogjeni, duke i mundësuar atij të mbijetojë në mjedise ekstreme dhe të pakta me lëndë ushqyese.

Duke analizuar enzimën, studiuesit thonë se kanë gjetur një burim të ri energjie që mund të përdoret për të fuqizuar një sërë pajisjesh të vogla elektrike portative.

Ata publikuan gjetjet e tyre më 8 mars në revistën Nature, sipas mediave të huaja.

“Ne mendojmë se një burim energjie që përmban Huc mund të fuqizojë një sërë pajisjesh të vogla portative duke përdorur ajrin, duke përfshirë sensorë biometrikë, monitorë mjedisorë, orë dixhitale dhe kalkulatorë ose kompjuterë të thjeshtë,” tha autori kryesor i studimit,  Rhys Grinter, i cili punon si mikrobiolog në Universitetin Monash në Australi.

Të ngjashme