Shkencëtarët po përdorin kokoshkat për të krijuar një izolues miqësor ndaj mjedisit, i cili mbron nga zjarret, dhe është më i lirë se opsionet tradicionale.
Ndërtesat gjenerojnë afërsisht 40 për qind të dioksidit të karbonit në botë çdo vit.
Shumica e izoluesve janë me përbërje të plastikës ose fibrave minerale shpesh të prodhuara në mënyrë të limituar.
Shkencëtarët në Gjermani kanë zbuluar një mënyrë për të kthyer kokoshkat në një material izolues i cili është më e lirë dhe më miqësore ndaj mjedisit sesa opsionet aktuale.
Materialet e paripërtëritshme, gjenerojnë sasi të mëdha karboni dhe riciklohen shumë rrallë. Një grup kërkimi në Universitetin e Göttingen ka krijuar pllaka izolimi të bëra me kokoshka të presuara të cilat jo vetëm mbajnë nxehtësinë por përdoren dhe kundra zjarreve gjithashtu nuk përshkohen nga uji.
Ky është një zbulim mjaft i rëndësishëm për fushën e ndërtimit dhe materialeve e cila siguron përdorimin e produkteve natyrale dhe jo vetëm produkte të kompanive të veçanta në sasi të kufizar. Gjithashtu këto pllaka me kokokshka janë lehtësisht të ricikleshme pa dëmtuar mjedisin.