Kuriozitete
Shkencëtarët parashikojnë jetëgjatësinë maksimale të njeriut
Demokracia
11:06 | 30 Shtator 2021

Share:

Një studim ka zbuluar se njerëzit mund të jetojnë deri në 130 vjet nëse kujdesi shëndetësor dhe standardet e jetesës përmirësohen. Studimi, i botuar në revistën Royal Society Open Science ka gjetur se nga mosha 108 vjeç e tutje, probabiliteti për të mbijetuar çdo vit është 50-50.

Sidoqoftë, me përmirësimin e kushteve të jetesës dikush mund të arrijë moshën 130 vjeç para vitit 2100, thuhet në studim. Gjetjet e studimit thanë se nuk ka kufi për jetëgjatësinë e njeriut. Përfundimet përputhen me analiza të ngjashme statistikore të bëra në grupet e të dhënave të të moshuarve.

Aktualisht, personi më i vjetër i regjistruar është francezja Jeanne Calment, e cila vdiq në 1997 në moshën 122 vjeçare. Mosha e saj ishte subjekt polemikash për shkak të pretendimeve për mashtrim, por disa ekspertët rishikuan dëshmitë duke konfirmuar moshën e saj. /abcnews.al

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025