Kuriozitete
Shkencëtarët: Njerëzit mund të jenë alienë
Demokracia
07:05 | 04 Maj 2022

Share:

Disa shkencëtarë shprehen se jeta në mund të ketë ardhur nga një planet tjetër triliona milje larg, gjë cila nënkupton se njerëzit mund të jenë alien.

“Blloqet ndërtuese” kimike të ADN-së sonë janë zbuluar për herë të parë në asteroidët që goditën planetin tonë miliarda vjet më parë.

Kjo do të thotë se fara e jetës sonë mund të jetë mbjellë këtu nga dikush tjetër në univers, shkruan “The Sun”.

Mostrat nga tre meteoritë të pasur me karbon, të quajtur Murchison, Murray dhe Tagish Lake, u analizuan duke përdorur teknikat më të mira.

Profesor Yasuhiro Oba, i Universitetit Hokkaido, Japoni, tha: Ne gjetëm një gamë të larmishme materialesh organike, duke përfshirë nukleobazat (blloqet tona themelore të ndërtimit të jetës.)

“Ne besojmë se fluksi i këtyre substancave organike luajti një rol të rëndësishëm në evolucionin e jetës në Tokë. Ky është një zbulim shumë emocionues që zgjeron të kuptuarit tonë se si filloi jeta”, shtoi ai.

Dy lloje të blloqeve kimike të ndërtimit, ose nukleobazave, nevojiten për të formuar ADN-në dhe ARN-në, bazën e jetës në Tokë./opinion/

Të ngjashme