Kuriozitete
Shkencëtarët mbesin të shtangur pasi që një krijesë detare shumëngjyrëshe u gjet për herë të parë në ujërat britanike
Demokracia
08:42 | 09 Gusht 2022

Share:

Ekspertët u shtangën pasi që një krijesë e rrallë e detit e cila zakonisht jeton afër brigjeve spanjolle u gjet për herë të parë në Britani.

Babakina anadoni, një krijesë detare shumëngjyrëshe, me madhësi prej vetëm 2 centimetrave, u kap nga kamera e vullnetarit të Seasearch, Allen Murray gjatë një zhytjeje afër Melledgan, një ishull shkëmbor i pabanuar në Ishujt e Scilly gjatë Javës Kombëtare Detare të The Wildlife Trust.

Kjo specie është pjesë e familjes nudibrabch aeolid dhe është regjistruar vetëm disa herë në bregun perëndimor të Spanjës dhe në pjesën jugore të Atlantikut, përcjell Telegrafi.

Matt Slater, zyrtar në Marine Conservation në Cornwall Wildlife Trust dhe koordinator në programin Seasearch për Cornwall dhe Ishujt Scilly tha: “Çfarë zbulimi i jashtëzakonshëm”.

“Ne ishim shumë të lumtur kur dëgjuam se ishte parë kjo krijesë detare shumëngjyrëshe – një specie e cila ne besojmë se nuk është regjistruar asnjëherë më parë në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaroi ai për The Mirror.

“Është një nga krijesat më të bukura detare që unë e kam parë ndonjëherë, dhe duke qenë se me madhësi është sa gjysma e gishtit tuaj të vogël, dhe është diçka e mahnitshme pasi që Allen e vuri re. Ka ende shumë çka që ne ende nuk e dimë për mjedisin tonë detar”, shtoi tutje Slatter.

Të ngjashme