Sport
Shkëmbi thumbon Llapin pas eliminimit: Më vjen mirë që u rikthyen tifozët në Podujevë
Demokracia
16:35 | 09 Shkurt 2021

Share:

Llapit ka arritur të triumfojë përmes penalltive përballë Ballkanit (4:3) për ta siguruar çerekfinalen në Kupën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi pas ndeshjes ka deklaruar se humbja ishte përgjegjësi e tij, derisa ishte i befasuar me numrin e madh të shikuesve  që ishin prezent e që sipas rregulloreve anti COVID-19, ata nuk duhej të ishin aty

“Djemtë u munduan ta dhënë maksimumin, ku me një lojtar me pak arritëm të shkojmë deri në penallti, e ku synimi ka ndryshuar pas daljes se portierit me karton të kuq dhe tani mbetët vetëm të vazhdojmë tutje në kampionat. Më vjen mirë që u rikthyen tifozët këtu në Podujevë, falënderoj futbollistët për atë që sakrifikuan në këtë ndeshje.

Kjo humbje është përgjegjësi e imja dhe mendoj që në ndeshjet në vazhdim do të përmirësohemi”, ka deklaruar Shkëmbi. /Demokracia.com

Të ngjashme