Sport
Shkëmbi “thumbon” Dritën: Kishte ardhur të marrë një barazim dhe ia doli
Demokracia
15:59 | 14 Mars 2021

Share:

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi e ka komentuar ndeshjen e sotme derbi ndaj Dritës.

Në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës, Drita nxjerri një barazim 0:0 në Suharekë ndaj Ballkanit, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes, Shkëmbi tha se ishte një “lojë e keqe” nga të dyja skuadrat.

“Nuk mendoj se ishte një lojë e mirë për dy rivalët për titull. Ishte një lojë me ritëm të ulët kjo për meritë të kundërshtarit që kishte ardhur të marrë një barazim dhe ia doli”, tha Shkëmbi në “Art Sport”.

“Gjithsesi duke marrë parasysh se kanë luajtur dy rivalë për titull mendoj se një pikë nuk është keq”, shtoi ai. /Demokracia.com

 

 

 

 

Të ngjashme