Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka folur pas ndeshjes me Prishtinën skuadra e së cilit e humbi me rezultat 0:1, shkruan Demokracia.com.
Gjithçka vendosi një autogol i Armend Thaqit dhe duket se ky gol edhe theu skuadrën vendase ecila nuk arriti të rikthehet në lojë.
“U pa në fakt se ndikoi autogoli për keq, por deri në ato minuta nuk bënim lojë të mirë.
Siç e thatë edhe ju, autogoli ndikoi për keq, dhe për asnjë moment nuk arritëm të dilnim në lojën tonë”, ka thënë për “Art Motion” trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi. /Demokracia.com