Lajme
Shkëlzen Gashi: Për dy vjet në pushtet, Vetëvendosje nuk ka ndryshuar asgjë në fushën e kulturës
Demokracia
22:43 | 22 Shkurt 2023

Share:

Politologu Shkëlzen Gashi beson se gjendja në sektorin e kulturës në Kosovë nuk ka ndryshuar asgjë nën pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj ndarjes së medaljeve nga presidentja Vjosa Osmani kundrejt institucioneve qendrore të kulturës.

“Zonja Presidente, për çfarë meritash e keni fjalën? Premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje! për kulturë ka qenë: ndryshime rrënjësore. Për këto dy vjet të Lëvizjes Vetëvendosje! në pushtet, gjendja në institucionet qendrore të kulturës nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë”, – ka shkruar Gashi.

Të ngjashme