Sport
Shkëlqeu ndaj Atletico Madridit dhe ia dhuroi fitoren Mallorcas, kështu vlerësohet Vedat Muriqi
Demokracia
09:15 | 10 Nëntor 2022

Share:

Vedat Muriqi është caktuar si lojtari i ndeshjes Mallorca – Atletico Madrid.

Goli i futbollistit prizrenas ishte vendimtar në fitoren e Mallorcas ndaj Atletico Madridit të mërkurën në mbrëmje.

Muriqi shënoi nga afërsia në minutën e 16-të, pas një aksioni të bukur të vendasve, derisa në fund Mallorca fitoi me rezultat 1:0.

Kjo ishte ndeshja e 14-t e La Ligas, gjersa për Muriqin ky ishte goli i tetë këtë edicion.

Muriqi u vlerësua me një nga notat më të larta në ndeshje, 7.8.

Me këtë fitore, Mallorca renditet e dhjeta në tabelë me 19 pikë të tubuara, ndërsa Atletico Madridi i gjashti me 24 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme