Sport
Shkëlqeu me Torinon në udhëtim, Mërgim Vojvoda në formacionin e javës në Serie A
Demokracia
18:18 | 05 Prill 2022

Share:

Mërgim Vojvoda është pjesë e formacionit më të mirë të javës së 31-të në elitën e futbollit italian.

Vojvoda është paraqitur për 90 minuta në fitoren 0:1 të Torinos në udhëtim te Salernitana, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është vlerësuar me notën 8.3 nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “Whoscored.com”.

Futbollisti “dardan” është pjesë e 11-shes më të mirë së bashku me Tonalin e Hernandezin e Milanit.

Torino pozicionohet në vendin e 11-të me 38 pikë të grumbulluara pas 30 ndeshjeve të zhvilluara. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024