Sport
Shkëlqeu me gol dhe asistim në Kupën e Mbretit, flet Muriqi
Demokracia
10:13 | 05 Janar 2023

Share:

Ylli i Mallorcas, Vedat Muriqi është ndarë i kënaqur me fitoren e djeshme derisa thotë se tani skuadra spanjolle duhet të fokusohet të ndeshja e radhës.

Muriqi ishte protagonisti kryesor në fitoren e Mallorcas, pasi kur hyri si zëvendësues fillimisht asistoi e pastaj edhe e realizoi golin e fitores, duke i ndihmuar skuadrës të sigurojnë ‘biletën’ për në raundin e 16-të më të mirave në Kupën e Mbretit.

Pas fitores, Muriqi deklaroi se e dinte që do të ishte vështirë, por është më rëndësi që kaluan tutjte.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë në një fushë të rëndë, por ne fituam, që është gjëja më e rëndësishme për të avancuar në raundin tjetër. Tani duhet ta harrojmë këtë sepse të shtunën kemi një tjetër ndeshje të mirë në shtëpi”.

Tutje, ai shtoi se është shumë i lumtur për golin e shënuar dhe fitoren e arritur.

“Jam sulmues dhe nëse shënoj gol dhe skuadra fiton, sigurisht jam shumë i lumtur. Një gol nga Dimoni dhe një tjetër nga pirati”, deklaroi Muriqi.

Ndërkohë, bashkëlojtari i tij Abdon Prats theksoi se kuptohet shumë mirë me Muriqin dhe që “është puna e tyre të shënojnë gola”.

“Mendoj se Muriqi dhe unë kuptohemi shumë mirë. Puna jonë është të shënojmë gola. Erdha këtu shumë i motivuar dhe doja ta zgjidhja këtë ndeshje, që ishte shumë e rëndësishme për ne që të fitojmë dhe të avancojmë tutje, sidomos pas lojës në Madrid ku nuk luajtëm mirë”.

“Është linja që duhet të ndjekim. Duhet të garojmë me secilën skuadër nga çdo kategori”.

Mallorca në xhiron e radhës do të përballet me Rayo Vallecanon.

Të ngjashme
Sport • 01 Korrik 2024