Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka shkëlqyer në javën e dytë të elitës së futbollit francez.
Rashani ka kontribuuar me dy gola në barazimin e Clermontit në udhëtim te Lyoni me rezultat 3-3, shkruan Demokracia.com.
Ylli kosovar erdhi nga banka rezervë dhe barazoi rezultatin, kur skuadra e tij po humbiste 3-1.
Pas kësaj paraqitje, Rashani është përfshirë në formacionin e javës në Ligue 1.
Ai u zgjodh në 11-shen më të mirë duke lënë jashtë emra të mëdhenj.
FORMACIONI I JAVËS: