Sport
Shkëlqen Philips: Anglia 1-0 Kroacia, notat e lojtarëve
Demokracia
17:09 | 13 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të madhe në Grupin D në Kampionatin Evropian të futbollit.

“Tre Luanët” shënuan fitore minimale 1-0 ndaj Kroacisë, rivalit më të madh të grupit, shkruan Demokracia.com.

Fatin e kësaj ndeshje të zhvilluar në “Wembley” të Londrës e vendosi goli i yllit të Manchester Cityt, Rahem Sterling në minutën e 57-të.

Pavarësisht se Sterlig shënoi golin e vetëm, ishte Philips, asistuesi i golit të parë që mori notën më të lartë.

Philips u vlerësou 7.7 nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “Whoscored.com”.

Te kombëtarja ballkanike, “dështaku” i ndeshjes ishte mesfushori i Interit, Marcelo Brozoviq që mori notën 5.9. /Demokracia.com

 

Të ngjashme