Sport
Shkelje edhe te Bayerni, prokuroria nis hetimet për drejtuesit e klubit
Demokracia
10:34 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Probleme me drejtësinë? Sipas “WDR”-së klubi i Bayernit është nën hetim nga prokuroria.

Më saktë, nën hetim kanë përfunduar tre drejtuesit kryesorë të skuadrës, Oliver Kahn, Hasan Salihamixhiç dhe Karl Hainz Rummenigge, ky i fundit për kohën që ka qenë si CEO.

Për çfarë bëhet fjalë?

Sipas prokurorisë, klubi gjerman ka bërë disa shkelje në lidhje me akademinë e skuadrës, më saktë disa trajnerë kanë deklaruar se punojnë aty me pagë 450 euro në muaj, ndërkohë që sipas prokurorisë bëhet fjalë për një shumë më të madhe.

Dyshimet kanë lindur pasi policia ka marrë në pyetje disa njerëz që punojnë në akademinë e klubit të Bayernit të cilët u janë përgjigjur në mënyrë të dyshimtë autoriteteve.

Këta të fundit kanë raportuar gjithçka në prokurori. Ndërkohë që sipas “Bild”, kjo çështje ka disa javë që hetohet duke akuzuar drejtuesit e Bayernit për heshtjen e tyre. /Demokracia.com

Të ngjashme