Lajme
Shkelja e Kushtetutës, Raporti i DASH dhe ndarja e 100 eurove – LDK kritikon Qeverinë Kurti
Demokracia
17:38 | 16 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Nëpërmjet një komunikate për medie, LDK thotë se ka adresuar shqetësimet e veta mbi neglizhencën qeverisëse, mosrespektimin kushtetues, tendencat kapëse të drejtësisë e raportin shqetësues të Departamentit Amerikan te Shtetit, përcjell Demokracia.com.​

“Gjatë javës së kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet katër konferencave për medie, ka adresuar shqetësimet e veta mbi neglizhencën qeverisëse, mosrespektimin kushtetues, tendencat kapëse të drejtësisë e raportin shqetësues të Departamentit Amerikan te Shtetit”, thuhet në komunikatë.​

Komunikata e plotë:

Gjatë javës së kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet katër konferencave për medie, ka adresuar shqetësimet e veta mbi neglizhencën qeverisëse, mosrespektimin kushtetues, tendencat kapëse të drejtësisë e raportin shqetësues të Departamentit Amerikan te Shtetit.​

Arsim – Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Kanë kaluar një javë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ministrja nuk e ka ofruar dorëheqjen, duke shkaktuar kështu precedent tejet të rrezikshëm për rendin kushtetues.

Ekonomi – Në mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik afatgjatë e investime kapitale që sjellin të mira afatgjate, Qeveria u ka shpërndarë qytetarëve lëmoshë, nga 100 euro vetëm për një muaj (prill).

Drejtësi – Qeveria pasi që ka kapur shumicën e institucioneve, ia ka mësyer atyre të pavarura. Nismat e saj legjislative dhe veprimet politike kanë një qëllim; sigurimin e kontrollit politik mbi të gjitha institucionet, edhe ato të pavarura. Kështu duke u shndërruar në një cënuese të demokracisë dhe rendit kushtetues.

DASh – Shqetësuese janë të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021. Kërcënim e frikësim ndaj gazetarëve e medieve, pandëshkueshmëri të korrupsionit, si dhe ndërhyrjet politike në gjyqësor./Demokracia.com/

Të ngjashme