Lajme
Shkelësja e Kushtetutës e kuptoi që s’po i shkon drejtësia, i kthehet poezisë
Demokracia
22:40 | 30 Mars 2023

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të cilën Gjykata Kushtetuese konstatoi se ka bërë shkelje kushtetuese, duket se e ka kuptuar s’e nuk po i shkon drejtësia.

Ajo mbrëmjen e së enjtes i është kthyer leximit të poezisë, shkruan Demokracia.com.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se ka marrë pjesë në një aktivitet ku u lexuan poezi për vajzat dhe gratë.

“Një mbrëmje e leximit të poezive për vajzat dhe gratë! Në kuadër të aktiviteteve që u zhvilluan këtë muaj nën moton “Marsi sjell pranverën GRATË BARAZINË”, sonte lexuam poezi që iu dedikohen vajzave dhe grave. Kënaqësi të dëgjosh interpretimin dhe leximin e artistëve dhe aktivistëve, Krenar Zejno, Alma Bektashi, Suela Bako, Rebeka Qena, Shkelzen Veseli, Liridona Kelani dhe Vlora Merovci, e cila edhe e moderoi këtë aktivitet. Meqë poezia ju takon të gjithëve, poezi u lexuan edhe nga të pranishmit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më datën 25 mars, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të hartuar nga ministria e Haxhiut. Kushtetuesja vendosi se ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për formën e qeverisjes dhe ndarjen e pushtetit, kompetencat e Kuvendit, rolin e Avokatit të Popullit, barazinë para ligjit, e nenin për KPK-në. /Demokracia.com/

Të ngjashme